Date & Time

October 23, 2025
Thursday at
to

Location

Share

Shfaqja për fëmijë “Një vit i mirë” udhëton në Gjakovë

Prishtinë 22 tetor 2025 - Shfaqja për fëmijë “Një vit i mirë”, me regji dhe dramatizim të Florie Bajokut dhe autor Leo Lionni-n, do të shfaqet për tri ditët në vijim (më 22, 23 dhe 24 tetor 2025) në teatrin e qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu”. Kjo dramë ishte prezantuar për herë të parë para publikut më 13 qershor 2025, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Drama priret nga një tregim i ngrohtë për miqësinë midis dy binjakëve, Willi dhe Wini, dhe një peme të gjallë e të mençur, të quajtur Rudi, që ata e takojnë rastësisht në një ditë të ftohtë janari. Fillimisht, binjakët mendojnë se Rudi është një fshesë gjigante, por shpejt kuptojnë se ajo është një pemë që flet. Që nga ai moment, fillon një lidhje e veçantë mes tyre që vazhdon gjatë gjithë vitit.Ndjeshmëria dhe empatia ndaj Rudit janë kryefjala e dramës prandaj sikur çdo muaj që sjell një ndryshim në natyrë ashtu ndërrojnë edhe emocionet e personazheve dhe në marrëdhënien e tyre me Rudin. Ata ndajnë me të gëzime, lojëra, pyetje për jetën, por edhe kujdes e dashuri, sidomos kur mësojnë se familja e Rudit është djegur nga pakujdesia njerëzore.

Në verë, binjakët e shpëtojnë Rudin nga një zjarr, duke dëshmuar miqësinë e tyre të vërtetë. Me kalimin e stinëve, Rudi lulëzon, jep fruta, humb gjethet, dhe më në fund pret Krishtlindjet, kur Willi dhe Wini i sjellin dhuratat e tyre: pleh organik dhe fara me llampa që simbolizojnë jetë dhe dritë. Në fund, pema i falënderon miqtë e saj, dhe të gjithë së bashku kremtojnë një vit të ri plot shpresë, dashuri dhe rilindje. Drama është një metaforë poetike për ciklin e natyrës, miqësinë, kujdesin për mjedisin dhe mirësinë njerëzore.

Përmes kësaj historie, fëmijët mësojnë për ciklin e natyrës, stinët dhe rëndësinë e miqësisë, kujdesit dhe vlerësimit të botës përreth tyre.