“Unë / Ty, Dashuri në Paketë”, ndaj gjërat e tua me fëmijët e moshës tënde në Ukrainë
Nën moton, ‘të ndash’ është të duash’, MUTE Foundation, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mbrojtjes, FSK\BCU, sjell për herë të pestë “Unë / Ty, Dashuri në Paketë”, përcjell KultPlus.
“Pas një pauze dy vjeçare pandemike kthehemi serish me një motiv më të madh’ e me sublimë, nën moton ‘te ndash’ është të duash’. Të gjitha Institucionet Parashkollore – IP dhe shkollat fillore të mesme të ulta – ShFMU , të kryeqytetit sivjet do të përgatisin dhurata për fëmijët e Ukrainës”, thuhet në njoftim.
Për katër vjet fëmijët e Prishtinës (2016-2019) kanë dhuruar më se 22 mijë dhurata, ndërkohë që kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në projekt më se 44 mijë fëmijë.
Është koha që fëmijët tanë, të cilët kanë pranuar dhurata para një kohe jo shumë të largët, nga miqtë e vegjël britanez, gjerman, Italian etj, atëherë kur ata kishin dale nga një “kohë” aspak miqësore, tani të njëjtën gjë ta bëjnë për fëmijët e Ukrainës, sepse fëmijët e Kosovës e din më së miri se çka do të thotë ‘unë\ty dashuri në paketë’, duke uruar njëkohësisht që asnjë fëmijë në botë të mos gjindet më në situata si të Kosovës e as si të Ukrainës, por të dhurojmë për fëmijë që jetojnë në paqe duke ju dhënë edhe pak dashuri në paketë.
“Ne përmes iniciativës “unë\ty, dashuri në paketë”, do të dhurojmë dashuri, kjo botë jo edhe aq e bukur për fëmijët, ka nevojë për më shumë dashuri. Une\ty, dashuri në paketë, dëshiron të ndërtojë lidhje dashurie, korelacione miqësie, që zgjasin pafundësisht mes fëmijëve”, thuhet tutje në njoftim.
Fëmijët lidhen nëpërmjet dashurisë, miqësisë, ata nuk shohin ngjyra, nuk dallojnë emra, ata ndjejnë në mënyrën më të sinqertë vetëm dashurinë, e asgjë tjetër, edhe kur japin edhe kur marrin, pikërisht këtë e ofron unë\ty, dashuri në paketë!
Më poshtë gjeni linkun, se si të përgatitni një dhuratë! Që të jetë sa më homogjene dhe më unike njëkohësisht! / KultPlus.com
https://www.kultplus.com/lajme/une-ty-dashuri-ne-pakete-ndaj-gjerat-e-tua-me-femijet-e-moshes-tende-ne-ukraine/?fbclid=IwAR1FLB_MCcIjP4shLbvCteouw0UtmCnK3jrTd97cPkFRmWY89dbj8ahEX6M