Prishtinë 15 janar 2025 - Në kuadër të ciklit të katërt, "Mute Foundation" ishte mysafir në Kopshtin "Bletëza" në Prishtinë, me shafqjen për fëmijë “Elefanti i Pikëlluar”.

Edukimi Teatror nënkupton teatrin për qëllime përtej argëtimit. Ai përfshin aktorë/edukatorë të trajnuar që performojnë teatër për fëmijët, me synimin për të ndikuar në njohuritë, qëndrimet dhe sjelljen e tyre.

Teatri mëson aftësitë thelbësore të buta që nxisin ndjeshmërinë dhe ndërveprimet efektive me të tjerët, duke ndihmuar në zhvillimin njerëzor pavarësisht nga rruga e karrierës që dikush zgjedhë ta ndjekë. Teatri është forma më gjithëpërfshirëse e artit, që ngërthen të gjitha format e tjera të artit si:muzikën, kërcimin, artin figurativ, filmin dhe artin pamor.

Artet teatrore duhet të njihen si pjesë përbërëse e një edukimi të mirëfillte shkollor publik.

Foto e video shtesë nga ky aktivitet mund të gjenden në vegzën në vijim të Kopshtit "Bletëza": https://www.facebook.com/kopshti.bleteza/posts/2953639804811341