Date & Time

January 01, 1970
Thursday at
to

Location

Share

Shfaqet për herë të parë drama për fëmijë “Një Vit i Mirë”

Më 13 qershor 2025 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u shfaq për herë të parë drama “Një Vit i Mirë”.

Regjia dhe dramatizimi i kësaj shfaqjeje u realizua nga Florie Bajoku, njëherësh Drejtore Ekzekutive e "Mute Foundation", ndërsa autor i saj është Leon Lionni.

Aktorët e kësaj shqje ishin: Albana Gashi, Yzeir Meha, Verona Mirena dhe Bislim Muqaj.

Ndërsa ekipin krijues e përbënin:
Ass. regji & ndriçimi: Petrit Domi
Skenografia: Artan Hasani
Muzika: Trimor Dhomi
Kostumet: Marija Pupuchevska
Dritat: Sherif Sahiti
Zëri: Arben Aliu
Studio: Samer Agolli

Drama priret nga një tregim i ngrohtë për miqësinë midis dy binjakëve, Willi dhe Wini, dhe një peme të gjallë e të mençur, të quajtur Rudi, që ata e takojnë rastësisht në një ditë të ftohtë janari. Fillimisht binjakët mendojnë se Rudi është një fshesë gjigante, por shpejt e kuptojnë se ajo është një pemë që flet. Që nga ai moment, fillon një lidhje e veçantë mes tyre që vazhdon gjatë gjithë vitit. Ndjeshmëria dhe empatia ndaj Rudit janë kryefjala e dramës, prandaj, sikur çdo muaj që sjell një ndryshim në natyrë, ashtu ndërrojnë edhe emocionet e personazheve edhe në marrëdhënien e tyre me Rudin. Ata ndajnë me të gëzime, lojëra, pyetje për jetën, por edhe kujdes e dashuri, sidomos kur mësojnë se familja e Rudit është djegur nga pakujdesia njerëzore.

Në verë, binjakët e shpëtojnë Rudin nga një zjarr, duke e dëshmuar miqësinë e tyre të vërtetë. Me kalimin e stinëve, Rudi lulëzon, jep fruta, humb gjethet, dhe më në fund pret Krishtlindjet, kur Willi dhe Wini i sjellin dhuratat e tyre: pleh organik dhe fara me llamba që simbolizojnë jetë dhe dritë. Në fund, pema i falënderon miqtë e saj, dhe të gjithë së bashku kremtojnë një vit të ri plot shpresë, dashuri dhe rilindje. Drama është një metaforë poetike për ciklin e natyrës, miqësinë, kujdesin për mjedisin dhe mirësinë njerëzore.

Përmes kësaj historie, fëmijët mësojnë për ciklin e natyrës, stinët dhe rëndësinë e miqësisë, kujdesit dhe vlerësimit të botës përreth tyre.