Nën organizimin dhe përkujdesjen e Ministrisë për Forcën e Sigurisë(MFSK) dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK), përkatësisht Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (BCU), në prag të festave të fundvitit, është mbështetur projekti  me moton „ Unë ty, dashuri në paketë“. 

Për mbledhjen dhe shpërndarjen e afro  4000 dhuratave, të grumbulluara nga nxënësit e shkollave të Prishtinës, e që të njëjtat më pastaj janë shpërndarë te moshatarët e tyre në shkollat e fshatrave të rrethit të Prishtinës, FSK-ja ofroi mbështetje logjistike, transport dhe mbështetje me personel.

Projekti me moton “Unë ty, dashuri në paketë” është realizuat nga fondacioni „Mute“ në bashkëpunim me MFSK-në dhe  Drejtorinë për Arsim të Komunës së Prishtinës.

Aksioni i FSK-së është shtrirë në 15 shkolla dhe në katër shoqata: REA, Fushë-Kosovë; Fëmijët jetim dhe të varfëritë, në kuadër të Komunës së Fushë Kosovës, shoqata „AUTIZMI“ dhe Shoqata „Nëna dhe fëmijët të lumtur“

https://mod.rks-gov.net/?page=1,24,2566#.YB1hlOlKjy9