Festivali “Zonja të Vogla dhe Zotërinj të Vegjël” ku do të prezantohet edhe Kosova, është festival në kuadër të Teatrit Shtetëror të Turqisë për të festuar kështu ditën e fëmijëve në Turqi e cila festohet me 23 prill që nga viti 1979.

Shfaqja për fëmijë “Ky jam UNË!” ,me regji nga Florie Bajoku do të shfaqet në Teatrin Shtetëror të Turqisë në kuadër të festivalit “Küçük Hanımlar Küçük Beyler Uluslararası Çocuk Tiyatroları” (Zonja të vogla dhe zotërinj të vegjël).

Në shfaqjen “Ky jam UNË!” me tekst nga Philip Waechter dhe kostumografi nga Florie Bajoku luan aktorja Egzona Kurtishi. Publiku në Turqi do të ketë mundësi që ta shohë shfaqjen më 25 dhe 26 prill në dy itinerare të ndryshme, në ora 12:00 dhe në ora 14:00.

Festivali “Zonja të Vogla dhe Zotërinj të Vegjël” është festival në kuadër të Teatrit Shtetëror të Turqisë për të festuar kështu ditën e fëmijëve në Turqi e cila festohet me 23 prill që nga viti 1979. Kështu edhe teatri qe nga themeli i tij ka vendosur që tu kushtojë rëndësi shfaqjeve të fëmijëve dhe ka krijuar këtë festival duke e marrë emrin nga fjalimi që ka mbajtur Mustafa Kemal Atatürk drejtuar fëmijëve.

Në këtë festival çdo vit marrin pjesë mbi 125 shfaqje të ndryshme nga vende të ndryshme të botës.

https://gazetablic.com/shfaqja-kosovare-per-femije-ky-jam-une-te-shfaqet-ne-teatrin-shteteror-te-turqise/