Shfaqja ‘Ky jam UNË’ do të shfaqet në Teatrin Shtetëror të Turqisë Festivali “Zonja të Vogla dhe Zotërinj të Vegjël” ku do të prezantohet edhe Kosova, është festival në kuadër të Teatrit Shtetëror të Turqisë për të festuar kështu ditën e fëmijëve në Turqi e cila festohet me 23 prill që nga viti 1979. Shfaqja për fëmijë “Ky jam UNË!” ,me regji nga Florie Bajoku do të shfaqet në Teatrin Shtetëror të Turqisë në kuadër të festivalit “Küçük Hanımlar Küçük Beyler Uluslararası Çocuk Tiyatroları” (Zonja të vogla dhe zotërinj të vegjël). Publiku në Turqi do të ketë mundësi që ta shohë shfaqjen më 25 dhe 26 prill në dy itinerare të ndryshme, në ora 12:00 dhe në ora 14:00./21Media

Lexo me shume: https://rtv21.tv/ky-jam-une-ne-turqi/
© RTV21.tv