Organizata “Mute Foundation” në bashkëpunim me Teatrin Oda, Komunën e Prishtinës dhe Shkollën “Okarina” organizuan një program artistik përmbyllës për këtë vit, me ç’rast u dhanë edhe një pjesë e dhuratave të mbledhura nga “Mute Foundation”, shkruan "Zeri.info".

Florie Bajoku, presidente e “Mute Foundation” në fjalën e saj të rastit tha se në kuadër të këtij projekti, ku fëmijët përgatitën dhurata për fëmijët e tjerë, kanë shpërndarë rreth 7.000 sosh.

“Këto dhurata i kanë përgatitur kryeqytetasit tanë të vegjël. Më duhet të falënderoj me një falënderim për kolegen time Irena Cahani me të cilën kemi bërë një punë të jashtëzakonshme por për të realizuar këtë projekt të madh na mbështeten dhjetëra vullnetar dhe disa kompani duke grumbulluar dhe shpërndarë rreth 7.000 dhurata. Nuk besoj se ka diçka tjetër më të bukur dhe më të vlefshme se të bësh dhe të investosh për fëmijët sepse duke marr dhe dhënë këto pako për fëmijët Irena dhe unë përjetuam hyjnoren. Prekëm për së afërmi mirësinë, përqafuam edhe buzëqeshjet e tyre. Nëpër ato pak, copëza letrash të ndryshme shkruante ‘Unë jam Tuana, shpresoj të të pëlqej dhurata ime’. ‘Unë jam Drini, dua të bëhem shok me ty’. Poezi të shkurtra e copëza dashurie. Me 7.000 pako dashurie ne morrin 14.000 buzëqeshje. Që të kemi sa më pak rezultate të PISA-s si të kërij viti ne duhet të investojmë në mirëqenien shpirtërore të fëmijëve” tha ndër të tjera udhëheqja e “Mute Foundation” duke shtuar se personaliteti i mirë varet nga fuqia shpirtërore.

Para të vegjëlve në “Oda” u prezantua shfaqja “Ella dhe Shega” me regji të Florie Bajokut ku luajtën aktorët Molikë Maxhuni, Adelina Xharrahu, Flamur Ahmeti dhe Alban Rexhaj.

Në anën tjetër, në programin artistik morrin pjesë Kori i fëmijëve “Okarina”, Reina Ejupi, Uma Ismajili, Rita Veseli, Buna Bunjaku, Rinea Vitija, Sarp Yusuf, Dea Muharremi, Argjira Krasniqi, Kajra Keci, Lea Xhema, Su Yusuf, Anea Hajdari, Tuana Haksever, Erin Krasniqi, Buna Bokshi. Hana Krasniqi, Lekë Shala, dhe Ege Sulejman.

Ky organizim u përkrah FKS, Buka Bakery, Astoria, Restaurant Rings dhe Kompania e Udhëtimeve “Dita”.

Për tu takuar me fëmijët kishin ardhur edhe pjesëtarë të FSK-së, policë e zjarrfikës. /Zëri/.
https://zeri.info/kultura/122839/me-shfaqje-dhe-kenge-femijet-e-kryeqytetit-festojne-viti-e-ri-fotoedhevideo/