Florie Bajoku, aktorja dhe njëkohësisht drejtoresha e MUTE Foundation, në bashkëpunim m aktoren Irena Cahani dhe komunën e Prishtinës këtë fundvit më pranë fëmijëve me një projekt shumë të bukur. “Unë-Ty, dashuri në paketë” titullohet nisma e tyre, e cila ka përfshirë pothuajse të gjitha shkollat e Prishtinë, dhe ka për qëllim kryesor, angazhimin e fëmijëve në teatër, shfaqjen ELLA & SHEGA si dhe angazhimin e fëmijëve për të dhuruar, pa pritur që t’u kthehet asgjë mbrapsht.  Të ushqejmë te fëmijët ndjenjën e dhembshurisë, solidaritetit, artit e mbi të gjitha te dashurisë për të tjerët. Të ngrisim një nivel më lartë shijen dhe preferencën artistike dhe estetike.”- shprehet Florie Bajoku. Përmes drejtorëve të shkollave dhe Komunës së Prishtinës do të bëhen vizita në teatër për të parë një shfaqje teatrore me temë, festat e fundvitit përfshirë moshën 4 -11 vjeç. Koncepti i projektit i paraprin edhe kurikules së re që KK i Prishtinës, Drejtorati për Arsim ka proklamuar përfshirjen e lëndës s Dramës (teatrit) nëpër shkollat tona.  Gjithashtu vet  nxënësit e shkollave do të bëjnë pako-dhurata për fëmijët e pjesëve të ndryshme të Prishtinës dhe më gjerë kryesisht fshatra (zona rurale), ndërsa vetëm një pjesë e këtyre pakove do tu shpërndahet fëmijëve të Prishtinës të moshave të vogla nga 4 vjeç (kopshte) deri ne parashkollor 6 vjeç. Posted by: Bota Press

http://botapress.info/une-ty-dashuri-ne-pakete/