“Elefanti i Pikëlluar” në Kopshtin “Folea Jonë” në Prishtinë
Prishtinë 18 nëntor 2023 – MUTE Foundation organizoi shfaqjen e radhës për fëmijë “Elefanti i Pikëlluar”. Këtë herë ishim në Kopshtin “Folea Jonë”, ku fëmijët u kënaqen pa masë nga shfaqja e aktorëve të angazhuar.
Falënderojmë Kopshtin “Folea Jonë” për mikpritjen e organizimin, duke besuar se ky ishte një aktivitet që ndikoi shumë pozitivisht në gjendjen psiko-emocionale të fëmijëve.
Arti është element thelbësor e (rrjedhimisht) i pashmangshëm në edukimin, argëtimin e nxitjen dhe mirëmbajtjen e sjelljeve të buta tek ta.
Në vegzën në vijim, të Kopshtit "Folea Jonë" janë publikuar video e foto nga aktiviteti: https://www.facebook.com/FoleaJone/posts/730785332423709