Prishtinë 12 nëntor 2024 - MUTE Foundation e filloi më 9 e 10 nëntor ciklin e trajnimeve për edukatorët e fëmijëve të grupmoshave prej 3 deri 6 vjeç. Tema bosht e trajnimit është edukimi teatror, që praktikisht zbërthehet në përdorimin e lojës, dramës e teatrit për të nxitur e sistemuar një varg cilësish e aftësish tek fëmijët qysh në moshën e fëmijërisë së hershme.

Në krye të krejt këtij procesi, qëllimi është përgatitja e edukatorëve brenda një standardi profesional për të ndërtuar liri mendimi, nxitje kreativiteti e guxim shprehjeje; gjithherë të bazuara fort mbi dashurinë, sinqeritetin dhe transparencën në mësimdhënie, si premisë e garantuar për sukses!

DRAMA DHE TEATRI 👇

🎭Trajton problemet e jetës reale.

🎭Provokon zgjidhje krijuese të problemeve dhe vendimmarrjes.

🎭Zhvillon komunikimin verbal dhe joverbal (komunikimin emocional, gjuha e trupit).

🎭Mund të përmirësojë mirëqenjen psikologjike (ulë stigmën, krijon ndjeshmëri).

🎭Nxitë empatinë (ndryshon qëndrimet dhe çon në sjellje pro-sociale).

🎭Ndërton bashkëpunim dhe aftësi të tjera sociale (ndërveprimin në grup).

🎭Rrit përqëndrimin dhe të kuptuarit; fokus të qëndrueshëm të mendjes, trupit dhe zërit.

🎭Shkakton reflektim për çështjet morale dhe vlerat njerëzore.

🎭Mund të përdoret për të vlerësuar (loja, bashkëpunimi, përfshirja, qetësimi i hiperaktivitetit).

🎭Është argëtuese (edukativ e terapeutik).

🎭Kontribuon në zhvillimin estetik (përtej materiales, përjetimi i një lirie estetike).

MUTE Foundation do të vazhdojë pashtershëm përpjekjet që ky projekt të shtrihet e zgjerohet në gjithë vendin, duke bashkëpunuar me të gjithë partnerët e mundshëm. Me besimin se ky është shtegu i vetëm për një të ardhme me qytetarë që besojnë e gjejnë zgjidhje në natyrshmërinë civilizuese përparimtare për një shoqëri me themele të forta morale.

MUTE Foundation shpreh këtu mirënjohjen më të thellë për mbështesit e bashkëpunëtorët e këtij fillimprojekti, duke veçuar Kopshtin Parashkollor "Zogjtë", që miqësisht na mirëpritën në ambiente me energji lartësisht pozitive.

Më shumë materiale nga trajnimi mund të gjenden në: https://www.facebook.com/photo/?fbid=1067088618225555&set=pcb.1067091984891885